oraeshqipes

Folja "lajmëroj" dhe emri prejfoljor "lajmërim"

Administrator Administrator Postuar: 16 Shkurt, 2024

0 Shikime

Komente


Folja "lajmëroj" dhe emri prejfoljor "lajmërim"

Sot, më ra në sy njoftimi i Administratës Tatimore të Kosovës për një shërbim të ri elektronik që ka ofruar.

Shkruan, siç e shihni:

"...për lajmërimin e punëtorit."

Fjalën e kanë për DEKLARIMIN E PUNËTORIT, pra duhet të shkruhet:

"...për deklarimin e punëtorit."

Folja "lajmëroj" dhe emri prejfoljor "lajmërim" kanë kuptimin e dhënies së lajmit e të njoftimit për diçka, por nuk kanë kuptimin e paraqitjes e të deklarimit, këto kuptimet e fundit i kanë marrë nga ndikimi i serbishtes, prandaj nuk bën kurrsesi të përdoren me ato kuptime.

Në shqipen e pastër, ashtu si e kanë shkruar (për lajmërimin e punëtorit) ka kuptimin që një kompani zotohet se do t'i japë lajme punëtorit e jo që e ka deklaruar punëtorin në organin tatimor.

Njerëzit tanë të kulturës duhet të reagojnë më fuqishëm kundër përdhosjes së gjuhës shqipe nga pushtetarët e edhe të ndërmarrin fushata ndërgjegjësuese, por si duket janë të nxënë duke promovuar poetë e prozatorë biznesmenë pa formim elementar gjuhësor e pa pikë shijeje artistike e që prej sot e tutje këta biznesmenë "poetë" mund t'i deklarojnë ata në administratë tatimore, edhe nëpërmjet formës elektronike, si punëtorë të tyre "besnikë".

~Ilmi Rexhepi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj